Gani Elezi
2019
KREU i PARE USHTRIA JONE DERI NE FILLIM TE VITEVE -90-të Deri në fund të vitit 1991 ushtria jonë ishte një Armatë e madhe me aftësi të konsiderueshme luftarake. Pa përmendur të dhëna të hollësishme do të evidentoj disa tregues të përgjithëshëm dhe opinione personale që janë të mjaftueshme për të vërtetuar atë që thashë më lart, për aftësitë e saj ushtarake. Në përbërjen e saj, ishin 22 divizione këmbësorie,1 divizion xhenjoje, Komanda e Mbrojtjes Kundërajrore, Komanda e Aviacionit, Komanda e Flotës Ushtarake Detare dhe institucione të ndryshme ushtarake. Në strukturën e këtyre divizioneve dhe komandave ishin të paktën 74 brigada këmbësorie (BrK); 19 brigada sulmuese (BrS); 8 brigada të RSHA-së (BrRSHA); 6 brigada studentore(Br St); 11 brigada tankesh (BrT),me afro 1200 mjete të blinduara, kryesisht T-34 dhe T-59; 13 brigada të artilerisë tokësore (BrAT), me më shumë se 4000 gryka zjarri; 6 regjimente të artilerisë kundër tanke (RAKT); 4 regjimente të artilerisë bregdetare (RABD), 23 regjimente të artilerisë kundërajrore (RAKA); 1 regjiment i raketave tokë-ajër, me afro 240 raketa KA; 5 regjimente të aviacionit reaktiv, 1 regjiment helikopterësh, me afro 240 mjete luftarake, 120 Mig 17, 19, 21 dhe 36 helikoptere Mi-4, etj; 5 baza detare, 1brigadë nëndetësesh, me afro 80 katera silurues,4 gjuajtës detarë, 4 nëndetëse; 3 brigada xhenjere; 1 brigadë nderlidhje; 1 regjiment i mbrojtjes kundër kimike; 1 regjiment i zbulimit teknik të artilerisë; 1 regjiment i radiozbulimit; 5 baza furnizimi dhe shumë elementë të tjerë të formacionit luftarak të ushtrisë. Sipas disa të dhënave të deklaruara pas vitit 1990, FA kishin në efektivin e tyre 16500 oficerë, 9000 nënoficerë, 60000 mijë ushtarë efektivë dhe 8000 punonjës civilë, që përfshiheshin në organikat e luftës. Plotësohej edhe me 450 000 mijë rezervistë, 230 000 vullnetarë të vetmbrojtjes popullore. Duke llogaritur edhe strukturat e MCR, organikat e kohës së luftës të organeve të pushtetit dhe ekonomisë Shqipëria përgatiste
Read this work at the World Public Library (library card needed).