World Public Library

Tej Euforise

Gani Elezi

2019

Abstract

Pas rënies së sistemit socialist në Evropën Lindore, pas shembjes së Murit të Berlinit dhe shpërbërjes së bllokut ushtarak të Traktatit të Varshavës, u quajt e kapërcyer periudha e Luftës së Ftohtë dhe e ballafaqimit të egër midis dy sistemeve, midis Lindjes dhe Perëndimit, midis dy blloqeve përkatëse, NATO-s dhe Traktatit të Varshavës. Tani ne jetojmë në kohën e zgjerimit të marrëdhënieve ekonomike, politike dhe ushtarake midis vendeve të ish-blloqeve armiqësore. Kjo etapë është karakterizuar dhe synohet të transformohet në një periudhë të “integrimit ndëreuropian dhe më gjerë, euroatlantik”, objektiv që e synojnë të gjithë vendet ish-socialiste. Ky proces ngërthen në vetvete jo vetëm objektiva ekonomike, politike dhe shkencore, por edhe ushtarake. Në kushtet e pranimit (të anëtarësimit) dhe të bashkëveprimit me strukturat e përbashkëta botërore e rajonale, siç është NATO, OKB-ja dhe institucionet e varurar prej saj, OSBE dhe strukturat e veçanta të saj, strukturat politike, ekonomike dhe ushtarake të Europës, apo edhe me struktura më të veçanta, si Pakti i Stabilitetit për Europën Juglindore, bashkimi i vendeve të detit të Zi apo të pellgut të Mesdheut etj, është shtensionuar situata politike, veçanërisht në aspektin e ballafaqimit ushtarak. Është rritur shumë mundësia e zgjidhjes së konflikteve me rrugë diplomatike dhe paqësore. Pra, në këtë mënyrë është zvogëluar dhe vazhdon të zvogëlohet pa ndërprerje roli dhe hapësira e faktorit të forcës ushtarake në zgjidhjen e konflikteve midis shteteve. Të flasësh në këto kushte për luftë, të bësh llogari për nevojat e mbrojtjes sonë, të merresh konkretisht me masat e organizimit dhe të përgatitjes së forcave të armatosura dhe të shtetit për një luftë të mundshme, sidomos kur këto mendime dhe sugjerime bien ndesh me platformat e sotme qeveritare, do të dukej si shpoti, si të ishe kundër rrjedhës së përgjithshme të zhvillimit të situatave politike në botë. Sot është e vështirë të formulosh ose të paraqesësh ide dhe propozim

Read this work at the World Public Library (library card needed).