World Public Library

Kur përgatiteshim për mbrojtje : kujtime dhe refleksione

Gani Elezi

2019

Abstract

Këto shënime po i hedh në leter jo me synimin për t’i botuar apo për të marrë tituj shkencorë, siç ndodh në këso rastesh. Janë thjesht impresione, meditime, por edhe reflektime për aktivitetin tim të gjatë në ushtri, që nga mosha fëminore, kur fillova mësimet në shkollën ushtarake "Skënderbeg", në shtator të vitit 1961 dhe deri në moshën 46 vjeçare, në vitin 1993 kur, në kuadrin e reformës së zhvilluar në ushtri, u lirova nga rradhët e saj. Duke hedhur këto shënime, mendoj se bëj një reflektim të veçantë për të gjithë aktivitetin tim të gjatë, gati 32 vjeçar, në ushtri. Në të njëjtën kohë plotësoj një detyrim tjetër, të cilin e quaj shumë të rëndësishëm, evidentoj dhe vlerësoj punën, djersën dhe kontributin e qindra e qindra kuadrove, aktivë dhe rezervistë, me të cilët më ka rënë rasti të bashkëpunoj për të realizuar detyrat në fushën e mbrojtjes së vendit, si dhe të nënreparteve, reparteve dhe të njësive ushtarake, të cilat kam patur rastin t’i komandoj në periudha të ndryshme të karrierës sime ushtarake. Për arsye se është e pamundur të kujtoj emër për emër të gjithë kuadrot dhe ushtarët, me të cilët më ka lidhur detyra, e theksoj se ato që do të përmend me emër në këto shënime janë vetëm një pjesë e vogël e atyre kuadrove për të cilët më duhet të shkruaj. Gjithsesi, kujtimi, respekti dhe mirënjohja është e njëjtë dhe u drejtohet të gjithë atyre kuadrove e ushtarëve, aktiv dhe rezervistë, me të cilët kam bashkëpunuar gjatë karrierës sime ushtarake, u drejtohet si atyre, të cilët më kanë komanduar dhe mësuar, ashtu edhe atyre të cilët më ka rënë rasti t’i komandoj dhe t’i drejtoj. Ndryshimet e nisura në vitin 1990 dhe më pas, në kuadrin e ndërrimit të sistemit politik dhe ekonomik në vendin tonë, sollën përmbysje të mëdha edhe në fushën e mbrojtjes, si në fushën e Mendimit Ushtarak, ashtu edhe në çështjet praktike të organizimit dhe të përgatitjes së ushtrisë. Ndërsa kam vlerësuar nevojën e ndryshimeve në këtë fushë, e kam gjykuar të gabuar qëndrimin mohues ndaj ar

Read this work at the World Public Library (library card needed).